Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në emër të këtij institucioni i është drejtuar me një letër publikut vendas dhe mbretërisë arabe. Ai është në përkrahje të plotë të Arabisë për rastin e gazetarit të ekzekutuar disa ditë më herët në Stamboll të Turqisë.

“Ne si Bashkësi islame në Republikën e Maqedonisë dhe myslimanët në Maqedoni solidarizohen me Arabinë Saudite kundër të gjithë atyre që po tentojnë ta prishin imazhin e saj ndërkombëtar dhe islamik”, shkruan kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi./Pacensurë/