Ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti në profilin e tij në facebook ka kritikuar partitë shqiptare BDI dhe Besa , ku sipas tij me taktizimet që bëjnë për të rritur rejtingun për zgjedhjet lokale ata po ja zgjasin jetën VMRO-së.

Në reagimin e tij z. Rushiti ka shkruar :

“Të merremi vesh: Nuk ka asnjë arsye logjike, morale dhe politike që BDI-ja t’ia vazhdojë jetën VMRO-së përmes taktizimeve ndërsa LËVIZJA BESA nga ana tjetër me arsyetimin se nuk ulet me BDI-në në tavolinë, gjithashtu ia zgjasin jetën Gruevskit! Lërini taktizimet, kalkulimet për zgjedhje lokale, shihni që VMRO është hasmëruar me krejt botën demokratike! Këto çështje janë përtej interesave partiake dhe aspak nuk ka rrëndësi kush do ulet në kolltuqet e kryetarëve të komunave. Nuk na duhen aspak zyrtarë që do të vazhdojnë të ankohen se pushteti qendror i pengon në punë, nuk u jep buxhet të mjaftueshëm etj. Bollni më! Se nuk e keni më luksin e demagogjirave! ”   Fol.mk