Njohësi i mirë i rrethanave në rajon, analisti tiranas Ilir Kulla, është përfshirë në debatin rreth deklaratës skandaloze të njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, për pregaditjen e një plani të përbashkët me LSDMnë maqedonase që bashkarisht ta rrënojnë BDInë dhe Ali Ahmetin.

Ilir Kulla shkruan në profilin e tij në fejsbuk “Lexova jo pa habi një nga drejtuesit e BESA se janë të përcaktuar qartë se bashkë me LSDM të shkatërrojne Ali Ahmetin dhe BDI.

Shumë domethënëse dhe nuk ka nevojë për shpjegime të shumta pas Malit të Zi, Luginës së Preshevës vazhdon projekti politik i asimilimit politik të shqiptarëve.” e mbyll komentin e vet Kulla.