Njësia e policisë së Stambollit për të ‘luftuar terrorizmin’ ka arrestuar këtë mëngjes aktivistë të përfshirë në demonstrata kundër fitores së referendumit, i cili do të zgjeron kompetencat e presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.
 

Pas referendumit që është mbajtur të dielën, të cilin opozita pretendon se ka pasur shkelje të rregullave ligjore, tani çdo ditë në Turqi po mbahen protesta në lagjet që nuk e përkrahin Erdoganin, transmeton lajmi.net.

Kjo nuk është hera e parë që Presidenti turk kryer spastrime ndaj kundërshtarëve. E njëjta gjë ndodhi pas grushtit të shtetit të dështuar në korrik të vitit të kaluar. Pas urdhrave të Erdoganit u arrestuan më shumë se 50.000 persona, ndërsa më shumë se 111,000 humbur punët e tyre në gjyqësor, arsim, media, administratën publike, ushtri, polici…