“Sulltani” i Zhelinës, Blerim Sejdiu edhe pse gjatë fushatës premtonte se me ardhjen e tij qytetarëve do tju lehtësohen pagesat ai ka bërë të kundërtën. Në Zhelinë dhe Strimnicë a ka shtrejnttuar tarifat e ujit dhe kanalizimeve ku ka revoltuar tej mase banorët e këtyre fshatrave.

Shikoni se sa ka ardhur tarfifa e ujit dhe kanalizimit, kjo nuk është normale, ne paguajm ujë më shtrejnt se Shkupi, çka do ky kryetar të bëjë. Si mund që ai prej një fshati të marre mbi 15 mijë euro ndërsa rrymë për të çuar ujin në bazen paguan 1 mijë euro” shprehet i revoltuar një banor i Strimnicës i cili thotë se javën tjetër do të dalin në protestë para komunës së Zhelinës.

Ditë më parë ka reaguart edhe dega e BDI-së së Zhelinës për rritjen e tarifës sipas tyre Blerim Sejdiu rriti për afro 40% tarifën e ujit dhe të kanalizimit gjegjësisht nga 17 den për të dyja në 23 den

Se Blerim Sejdiu gënjen nuk është asgjë e re. Por shqetësuese dhe ofenduese është fyerja që ju bëhet intelegjencës së qytetarëve në vazhdimësi.

Pagesa prej 150€ pa TVSH ( ose 177€ me TVSH) për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit nuk është përgjysmim i pagesës së vjetër por imponim i një pagese të re.

Për më tepër, Blerim Sejdiu rriti për afro 40% tarifën e ujit dhe të kanalizimit gjegjësisht nga 17 den për të dyja në 23 den.

Rikujtojmë se qytetarët kanë pasur mundësi që për kyçje të paguajnë edhe 0-100€, dhe të paguajnë 80% nga çmimi i ujit respektivisht 14.4den me TVSH( Vendimi i bashkangjitur) ndërsa sot Vendimi i Blerimit imponon pagesë prej 150€ pa TVSH( 177 € me TVSH) me çmim uji 14.56 den me TVSH. E keni liruar apo shtrejtuar si ju duket?” thuhet në reagimin e BDI-së dega në Zhelinë.

Ndryshe Blerim Sejdiu është i vetmi kryetar i cili ka premtuar se në vitin e parë do të investojë 60 milionë euro, gati është duke kaluar gjysma e vitit ai nuk ka investuar as 6 euro/TetovaSot/