Një sulm me bomë në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit somalez Mogadishu ka lënë të vdekur të paktën 30 njerëz.

Dhjetra të tjerë janë palgosur kur një kamion i mbushur eksplozivë u shpërthye pranë hyrjes së një hoteli. Policia thotë se janë vrarë dhe dy persona në një sulm të dytë me mbomë në lagjen Madina të qytetit.

Nuk është e qartë se kush i ka organizuar sulmet. Mogadishu ka qenë shpesherë objektiv i rregullt sulmesh nga  grupi al-Shabab i lidhur me al-Kaedën, i cili po lufton qeverinë.

Një gazetar i BBC në Somali ka raportuar në vendngjarje tha se hoteli Safari ishte shembur, me njerëz që mendonin të ishin të bllokuar nën rrënojat.

.