Rritet bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në një festival muzikor në Las Vegas, rreth orës 22:30 (05:30 GMT).

Mësohet se numri i të vdekurëve ka shkuar në 20, ndërkohë që numri i të plagpsurve ka shkuar mbi 100 persona, raporton The Neë York Times.
Policia ka këshilluar njerëzit që të shmangin zonën. Një zëdhënës i spitalit tha për mediat amerikane se së paku 24 vetë po trajtoheshin për plagë me armë zjarri.

Raportohet se një person i dyshuar është gjetur i vdekur në katin e 32-të pranë Mandalay Bay. Nuk ka ende konfirmime nese ai eshte sulmuesi, apo jo, por policia po vijon hetimet.
Video në mediat sociale tregojnë qindra njerëz që ikin nga skena ndërkohë që në sfond dëgjohen të shtënat.