Qeveria e Katalunjës do të mbajë një takim kabineti për të diskutuar hapat e planit të ardhshëm për të shpallur pavarësinë nga Spanja pas referendumit të diskutueshëm i cili u karakterizua nga dhuna, përcjell albeu.com.

Zyrtarët rajonalë thanë se vota, e cila Spanja këmbëngul se është e paligjshme dhe e pavlefshme, tregon se shumica e përkrahin shkëputjen.

Presidenti katalanas Carles Puigdemont do të kryesojë takimin e së hënës me dyer të mbyllura, i cili pritet të marrë në konsideratë parlamentin rajonal për të votuar për një deklaratë të pavarësisë më vonë gjatë javës.