Persona të panjohur kanë sulmuar mbrëmë deputetin e LSDM-së Maksim Dimitrievskin nga Kumanova.

Dimitrevski ka pësuar vetëm lëndime të lehta në krah, ndërsa policia ende nuk ka arrestuar asnjë person, përcjell “Plusinfo”.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Kumanovë, ku Dimitrievski kishte një festë familjare me të afërmit dhe miqtë, dhe më pas ai është provokuar nga persona të dehur.

“Unë u përpoqa të tërhiqem, që të mos t’iu përgjigjem provokimeve, por unë patjetër e kisha për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur gruan time, ditëlindja e së cilës e kemi festuar. Sulmuesit nuk i njoh.

Më vonë policia më tha se personat e armatosur ishin policë të veshur si civilë. Ishin të vrazhdë dhe të dhunshëm, është përmendur OBRM dhe mund të ndodhte edhe problem më i madh”, tha mbrëmë Maksim Dimitrievski.

“Natyrisht, qëllimi është për të më luftuar mua dhe unë mendoj se nuk do të ndalen. Kam frikë se policia do t’i marrë ata në mbrojtje dhe do të shpikin një histori se dy grupe kanë marrë pjesë në një zënkë në lokal. Kjo është e tmerrshme”, ka thënë Dimitrievski.