Sot pas dite është sulmuar gruaja e njërit të iniciatorëve për reforma në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski. Incidenti sipas MPB-së ka ndodhur në afërsi të Bankës popullore të Maqedonisë.

“Personi K.B ka paraqitur se në orën 16.35 në rajonin qendror të qytetit derisa ka qenë duke vozitur veturën e saj nga person i panjohur i cili ka drejtuar makinën Shkoda super me targa të panjohura dhe në disa raste ka tentuar që të shkaktojë aksident. Denoncuesja ka tentuar se të ikë me çrast ka arritur që rastin ta paraqes në stacionin policor të Karposhit. Pas vërtetimit të rastit dhe identitetit të vozitësit policia do të ndëmarrë masa adekuate në bazë të ligjeve” thuhet në komunikatën e MPB-së.