Sulmuesit e deputetit Ziadin Sela të cilët akuzohen për tentim vrasje do të ulen në bankën e të akuzuarve më 26 janar, ndërsa gjykimin do ta drejtojë gjyqtarja Sllavica Andreevska, përcjell Fol.

Sela ishte një nga deputetët më të lënduar në sulmin e përgjakshëm të demonstruesve mbi deputetët më 27 prill.

Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Aleksandar Janevski – Toshta, Kosta Delov dhe Stojan Pavlevski – Kobra janë arrestuar për incidentet në Kuvend më 27 prill. Më vonë paraburgim morën edhe të dyshuarit Oliver Oshakovski dhe Sasho Senkov.

Ministria e Brendshme arrestoi K.G. (39) dhe C.Gj. (68), babë e bir, për të cilët policia konfirmoi se është sulmuar fizikisht dhe e kanë tërhequr zvarrë liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. /Fol/