Nëse Real Madrid është në krye të klasifikimit dhe në luftën për titullin kampion në La Liga, për këtë një meritë të veçantë ka edhe Sergio Ramos. Qendërmbrojtësi ka arritur në kuotën e 9 golave në këtë sezon në të gjitha kompeticionet, i fundit ishte pikërisht ai ndaj Betis në Santiago Bernabeu.

Sipas statistikave të publikuara nga AS, Sergio Ramos i ka dhënë 9 pikë Realit të Madridit në këtë sezon në Spanjë. Pa golat e tij, Los Blancos do të ishin në vendin e tretë në klasifikim, 9 pikë larg Barcelonës dhe me një pikë më shumë se Atletico Madrid.

Kontribut më të madhe ka dhënë vetëm Crtistiano Ronaldo, i cili ka shënuar 19 gola duke i dhuruar skuadrës Merenges 10 pikë më shumë.