Ministria e Punëve të Brendshme pas hetimeve për zbulimin e personit të cilit dha deklaratën se Komandant Nacisti së bashk me 80 ushtarë të UÇK-së dhe AKSH-së ishin në Malësinë e Sharrit, ka gjetur se shtetasi Lirim Jakupi, i quajtur si Nacisiti, i cili ndodhet në arrest shtëpie, nuk ka lidhje me këtë deklaratë.

Por, nga policia bëjnë me dije se prokuroria ka gjetut IP-në e adresës përmes së cilës është publikuar deklarata dhe menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e mëtjeshme të çështjes, përcjell “TetovaSot”.

Kujtojmë se lajmi për prezencën e 80 ushtarëve të UÇK-së dhe AKSH-së të cilët ishin shfaqur në Tetovë, erdhi pasi presidenti Ivanov tha se ushtria maqedonase ishte e gatshme për t’iu përgjigjur çdo lloj kërcënimi.

Komunikata:

“I bëjmë thirje ‘presidentit’ Ivanov dhe ushtrisë së tij se ne jemi më të gatshëm sesa ata dhe shumë shpejt do të përballemi me ta.
Ne jemi një grup prej 80 ushtarësh dhe jemi të pozicionuar në Sharr dhe shumë shpejt do ti çlirojm trojet e etnikisht të pastra shqiptare dhe do ta shpallim Republikën e ILIRIDËS.

Komandant NACISTI

UÇK AKSH TETOVË

10.03.2017″, shkruhej në deklaratën e rreme e cila shkaktoi shumë tensione tek maqedonasit.