Këshilli drejtues i kompanisë Cambridge Analytica deklaroi sot se ka suspenduar drejtorin gjeneral të firmës Alexander Nix derisa nuk të përfundojë hetimi i plotë dhe i pavarur për veprimet e tij.

“Komentet e Nix nuk janë as vlera e as operacionet e kompanisë, dhe pezullimi i tij pasqyron seriozitetin me të cilin e shikojmë këtë shkelje,” thuhet në deklaratën e kompanisë, raporton Asociated Press.

Cambridge Analytica” besohet se i përdori të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut për të krijuar njoftime të individualizuara, duke shenjëstruar votuesit amerikanë me mesazhe të caktuara.

Të dhënat u analizuan pjesërisht me atë që njihet si “modeli psikologjik i personalitetit” në bazë të 5 tipareve, apo ndryshe “OCEAN V”.