Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova, është ankuar sot se deputeti i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Ljupço Nikolovski, i ka thënë se “e ka zërin e bukur, por që këtë zë e ka dëgjuar tek bisedat e incizuara për rastin ‘bombat'”.

Ajo ka kërkuar të dihet se ku janë incizimet e bisedave, ndërsa një nga deputetët e LSDM-së ka thënë se kolegu i saj është beqar.

“Nuk thash asnjë fjalë përveç asaj që tha se kolegun e ka beqar. Prandaj e pyeta se ku gjenden incizimet e bisedave të përgjuara ilegalisht”, ka thënë Rangellova, përcjell “Gazeta Lajm”.