ipas një shkrimi të Uashington Post një nga arsyet që presidenti rus Vladimir Putin është kundër Clinton ka të bëjë pikërisht me vendimin e ish-presidentit amerikan për të bombarduar Serbinë në 1999-ën.

Sipas një artikulli të gazetarit, Simon Waxman, të botuar në Uashington Post, një nga arsyet pse Vladimir Putin ka preferuar në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, e jo Hillary Clinton, është armiqësia që ai ka krijuar me Clinton-ët që në vitin 1999.
Kjo sepse, në atë kohë presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, vendosi që nën arsyetimin e ndërhyrjes humanitare të bombardonte Serbinë, për shkak të genocidit që ish-presidenti Slobodan Millosheviç, po kryente ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.
Një shpjegim kompleks i mospëlqimit të Clinton nga Putin na kthen në kohën e Jugosllavisë, shkruan Uaxman ndër të tjera.
“Ishte gjatë fushatës bombarduese të NATO-s në vitin 1999, kur presidenti, Bill Clinton, ndihmoi inaugurimin e kësaj kohe moderne të ndërhyrjeve humanitare. Me bombardimin e Serbisë, Clinton synonte ndaljen e dhunës nga nacionalistët serbë të udhëhequr nga Slobodan Millosheviç. Por, me këtë ndërhyrje ushtarake në zonën tradicionale të influencës ruse, Clinton zemëroi lidershpin rus”, thuhet në artikullin e Uashington Post.
Që atëherë, Putin, ka kundërshtuar vazhdimisht luftërat humanitare të SHBA-ve.