Disa migrantë të cilët ilegalisht kanë tentuar të kalojnë nga territori i Serbisë në Territor të Maqedonisë, janë arrestuar nga policia kufitare, përcjell Fol.

Një migrant nga Somalia, katër të tjerë nga Irani dhe gjashtë migrantë nga Siria kanë tentuar që të futen në territorin e Maqedonisë, kurse paraprakisht kanë qëndruar në Serbi për një kohë të caktuar, njofton policia.

Që të gjithë janë dërguar në qendrën tranzitore në Tabanoc për procedura të mëtutjeshme. /Fol/