Dhjetëra qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë mësyrë Serbinë për të marrë dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneka. Autoritetet njoftuan se në pikën kufitare Tabanoc janë krijuar radhë të gjata prej 30 deri në 40 minutash. Këtë fundjavë, një numri të madh të qytetarëve u skadojnë 12 javët e pranimit të dozës së parë në prill, kur Serbia e hapi mundësinë për vaksinim të shtetasve të huaj.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Nish, Milorad Jerkan ka sqaruar se të gjithë ata qytetarë që do të rivaksinohen duhet të shkonjë në të njëjtin qytet ku kanë marrë dozën e parë të vaksinës. /SHENJA/