Analisti Sefer Tahiri thekson se koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, i njohur në opinion si “Aleanca me Besë” matematikisht del fituese në të gjitha komunat me shumicë shqiptare ku do të ketë rreth të dytë zgjedhor, ka deklaruar analisti shqiptar Sefer Tahiri për Dojçe Vele.

“Koalicioni mes Aleancës për shqiptarët dhe Besës edhe përkundër antagonizmave të thella të dy partive në të kaluarën, është rezultat i pragmatizmit, respektivisht u diktua nga rezultatet që i arritën këto dy parti. Gjithsesi se beteja më interesante do të zhvillohet mes BDI-së dhe Besës në Çair dhe Tetovë dhe mes BDI-së e Aleancës për Shqiptarët në Strugë dhe Gostivar. Me këtë rast, matematikisht në të gjitha anët fitorja është në anën e koalicionit të ri”, ka deklaruar Tahiri duke shtuar se megjithatë askush nuk i ka votat në thes që të mund t’i dërgojë ku të dojë.

“Sipas reagimeve të para, PDSH nuk e mbështet koalicionin mes Besës dhe Aleancës, kështu që mund të pritet fshehurazi në mënyrë të fshehtë të japë instruksione që të përkrahen kandidatët e BDI-së”, thotë Tahiri.