Kryeministrit Zaev duhet t’i bëhet e ditur se regjimi nuk iku vetëm me projektin e “E vërteta për Maqedoninë”, përmes aferës së përgjimeve, por edhe me shqiptarët e revoltuar që u ngritën në këmbë kundër BDI-së, e rrëzuan regjimin e Gruevskit. Andaj, regjimi që u instalua nga BDI dhe VMRO ishte taget edhe në të ashtuquajturat “Bombat e Zaevit” tregoi sesi Ali Ahmeti ka qeverisur me Gruevskin duke montuar raste të rënda gjyqësore dhe kjo deri dje ishte krim për ty, e sot ke hyrë në vallen e këtij krimi që ka kosto jo vetëm prej faktorin të brendshëm por edhe atij ndërkombëtar.

Shqiptarët kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit e rrëzuan regjimin, që sot ti të jesh falë votës së tyre kryeministër. Jo kryeministër si sot i bandave të BDI-së, por kryeministër i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Megjithatë, fronti i përkrahjes së krimit përballë drejtësisë vjen një ditë që nuk mposhtet, por se do të forcohet dhe do të jetësohet si veprim që do të jehojë në secilën cep të shoqërisë. Zaev po rreshtohet pranë kriminelëve që deri dje u thoshte klika e ngushtë e BDI-së mbajti gjallë regjimin e Gruevskit, dhe është po ky kryeministër që po zhytet me vetëdije kundër drejtësisë për të përkrah si militant klikën e BDI-së dhëmbë për dhëmbi, duke u nisur nga të gjitha qytetet me shumicë shqiptare.

Shqiptarët si e rrëzuan regjimin, do ta rrëzojnë dhe krimin me votë dhe me forma të tjera demokratike. Kjo është një çështje e kryer tashmë, koha do të jetë tregues më i mirë për çdo veprim politik të ndërmarrë këto kohët e fundit./fol.mk/