Takim i Vangelovskit me Zvërlevskin dhe Dodevskin

Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski sot pati takim me prokurorin publik të RM-së Marko Zvërlevskin dhe me kryetarin e Odës së Avokatëve Nikolla Dodevski, ndërsa takimi i caktuar me prokuroren speciale Katica Janeva është anuluar për shkak të obligimeve të prokurores dhe do të caktohet në mënyrë shtesë.
Përmirësim i komunikimeve midis Gjykatës Supreme dhe Prokurorisë Publike është qëllimi i takimit me Zvërlevskin, deklaroi Vangelovski pas takimit.
Takimi me Dodevskin u vlerësua se është në drejtim të përmirësimit të pozitës së avokaturës në sistemin gjyqësor.
Në takim, siç theksuan, u theksuan problemet e avokatëve dhe përfaqësuesve ligjor, ndërsa për rastet dhe lëndë konkrete nuk kanë biseduar.
Vangelovski theksoi se gjatë bisedës kanë konstatuar se Gjykata Supreme mund të ndihmojë shumë në zgjidhjen e problemeve me të cilat e kanë njoftuar nga Oda e Avokatëve në takimin e sotëm.
Takimet janë organizuar në ftesë të presidentit të Gjykatës Supreme, Jovo Vanelovski.