Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski, sot u takua me shefin e zyrës së NATO-s në Maqedoni, Gorazd Bartol.
Në takim, siç kumtoi LSDM-ja është biseduar për procesin e formimit të qeverisë së re dhe proceseve të nevojshme reformuese që të hapen perspektivat drejt BE-së dhe NATO-s.
Zaev e ka theksuar programin e partisë, e cila, sipas tij, është e përkushtuar në progresin ekonomik të qytetarëve, por ka theksuar edhe se fokusi ndaj perspektivave euro-atlantike do të sigurojë stabilizim të Maqedonisë, punë për firmat vendore dhe investime reale të huaja, me çka do të ngrihet standardi jetësor i qytetarëve dhe do të hapen vende të reja pune.