Sot në Shkup pritet që të mbahet takimi i liderëve Me iniciativë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev sot në Shkup pritet që të mbahet takimi i liderëve, ku presidenti Gjorge Ivanov dhe udhëheqësit tjerë do të njoftohen për detajet në lidhje me negociatat me Greqinë për çështjen e emrit. Ndërsa lidhur me takimin në fjalë, pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar edhe presidenti Gjorge Ivanov, nga kabineti i të cilit njoftuan se pret që të informohet rreth rrjedhës së negociatave me Greqinë. Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, mbrëmë në një deklaratë për media ka konfirmuar se do të merr pjesë në takim, kurse për zgjidhje eventuale, ka thënë se qëndrimin e tyre partiak do ta tregojnë pasi të kenë të gjitha informatat. Ndërsa edhe në Greqi është paralajmëruar takim mes kryeministrit Aleksis Cipras dhe presidentit Prokopis Pavlopoulos, në lidhje me çështjen e emrit./Tv21