Nënkryetarja e Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska, ka zbuluar për herë të parë se VMRO-DPMNE-ja ka tentuar dhe vazhdimisht po tenton amnistinë, me anë të sinjaleve të dërguara herë pas here në adresë të partisë së saj.

Ajo ka treguar për “Rruga drejt” se pavarësisht propozimeve konkrete për amnisti, VMRO-ja nuk do ta zgjidhë krizën politike që është krijuar në vend.

E pyetur për takime të mundshme të fshehta mes Gruevskit dhe Zaevit, Sheqerinska tha se kreu i saj nuk ka pse të takohet me Nikolla Gruevskin, duke i mohuar zërat për takim disa ditë më parë me liderëve partiakë.

Sipas saj, këto janë vetëm mënyrë propaganduese e VMRO-së për të përçarë shumicën parlamentare.

Kutjojmë se në 15 ditë të vazhdimit të seancës konstituive, ende nuk ka asnjë shpresë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit dhe zhbllokimin e proceseve demokratike.