Sapo ka nisur takimi ndërmjet liderëve, të Aleancës së shqiptarëve, Ziadin Sela i LR-PDSH-së, Gëzim Ostreni i UNITET-it, Vesel Memedi i RDK-së, dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Takimi ka nisur me dyer të mbyllura, dhe edhe sot Lëvizja BESA e ka bojkotuar për të dytën herë me radhë takimin mes liderëve shqiptarë, poashtu edhe nga PDSH-ja, raporton TetovaSot.

Nga Lëvizja BESA nuk ka asnjë shpjegim se pse sot e bojkotuan takimin, të cilin e ka thirrur lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela

Ndryshe në takimin e parë nga Lëvizja BESA u arsyetuan se nuk marrin pjesë në takim në të cilin thërret lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.