VMRO-DPMNE sot kumtoi se gazetari Muhamed Zekiri ka dhuruar 180.000 denarë për fushatën e LSDM-së, ndërsa Ivana Tufekxhiq 118.000 denarë.

“Prejse u bë politikan Zekiri në listën e tij anketuese paraqiti përtëritje edhe me xhip të ri dhe blerje të banesës së re. Gjithë këtë e arriti me pagë prej 500 euro të cilën Zaev ia dha që të mos mbetet pa denarë në rrugë, siç u lavdërua publikisht krimineli i aboluar”, thekson VMRO-DPMNE.

Sipas partisë, Petre Shilegov ka dhuruar tre herë më pak se Zekiri për LSDM-në, por për atë, ashtu siç qëndron në kumtesë, ka arritur të kursejë më shumë dhe për dy vite të fitojë tre banesa të reja.

Nërkohë hesht dhe nuk tregon nëse ai është Radmila Shekerinska e re, e cila vetë vetes i jep banesa me qira për 5.000 euro, ashtu siç udhëzojnë të gjitha indikacionet rreth marrëveshjeve të cilat në emër të shoqatës së tij të avokaturës i lidh vetë me veten, për konsultime, qira dhe shpenzime”, shton VMRO-DPMNE.

Në lidhje me Tufenxhiq partia vlerëson se nuk është aktiviste e pavarur, ndërsa paratë në vlerë prej 40 bursave studentore nuk i ka dhuruar për lëvizjet studentore dhe organizatat, por ia ka dhënë Zaevit.

“Populli më 11 dhjetor porositi se nuk dëshiron të udhëhiqet nga kriminelë. Për atë pothuajse gjysmë milionë maqedonas i thanë jo LSDM-së dhe kriminelëve të tij dhe skenarëve destruktive. Zoran Zaev do të përgjigjet për shoqatën kriminele të cilën e ka formuar dhe e cila ka për qëllim ta ndajë Maqedoninë”, citon VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme.