Ka pak çastesh që janë takuar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, njofton Fol.

Sela shoqërohet me kandidatin e mundshëm për kryetarë në Komunën e Gostivarit, ndërsa Kasami poashtu me kandidatin në Komunën e Çairit, Zekerija Ibrahimi.

Takimi zhvillohet miqësisht sipas Taravarit dhe kjo për ndonjë koalicion më se të mundshëm në mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët në rrethin e dytë për zgjedhjet lokale 2017 që do të mbahen më 29 tetor. Takimin e ka bërë publike, Arben Taravari në profilin e tij në Facebook. /Fol/

&nbsp