Kandidati i Aleancës për shqiptarët Arben Taravari ka falënderuar gjithë ata që e kanë votuar në rrethinë e parë, ndërsa ka thënë se në rrethinë e dytë me koalicionet e reja që do të bëhen ata do të sigurojnë fitore në Gostivar.

“Në 15 tetor dhamë një rezultat të fuqishëm, shumë të mirë. Tash me koalicionet e reja të cilët do të shpallen sot dhe nesër, në shpresoj se 29 tetorin do ta festojmë dhe do ta fitojmë komunën e Gostivarit. Praktikisht, komuna e Gostivarit do u kthehet gjithë qytetarëve të Gostivarit pa marrë parasysh cilës etni ato i takojnë”, ka thënë Taravari në një deklaratë për TV Globi. /Fol/