Liderët e tri partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, janë takuar sot në selinë e AAK-së, ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend.
Sipas një njoftimi të AAK-së, kryetarët e tri partive opozitare janë të vendosur në qëndrimet e tyre deri në shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. “Liderët e tri partive opozitare Haradinaj, Ymeri dhe Limaj, sapo kanë përfunduar një takim në selinë e AAK-së në Prishtinë.  Pas takimit është thënë se kundërshtimi politik opozitarë është i vendosur dhe do të vazhdojë të jetë më i fuqishëm se asnjëherë më parë, deri në shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Protesta e 17 shkurtit, do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuara deri më tash”, është thënë në njoftimin e AAK-së