Situata aktuale politike në Maqedoni, nevoja për zgjedhje të korrekte dhe demokratike dhe rreziqet nëse nuk fitohet qeveri me legjitimitet të plotë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, ishin tema të bisedimeve në takimin e sotëm të liderit të LSDM-së Zoran Zaev me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Ljubomir Zaoralek.

Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska, Shtefan Fyle, deputeti special i ministit të OSBE-së dhe Evropës Juglindore, ish eurokomisari për zgjerim, zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Çekisë, Juri Nobaçeki ambasadori i Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, Mirosllav Ramesh.

Në takim, informojnë nga LSDM-ja, është shprehur mbështetja e angazhimeve për përgatitje kredibile për zgjedhje të korrekte dhe të rregullta dhe është theksuar nevoja e zgjedhjes të një qeverie stabile e cila do të sigurojë stabilitet edhe në Republikën e Maqedonisë

“Vetëm me zgjedhje korrekte dhe demokratike mund të zgjidhet qeveria e pranuar nga të gjitha qytetarët dhe subjektet politike në Maqedonisë dhe vetëm një qeveri e tillë do të mundësojë normalizimin e institucioneve, stabilizimin e vendit dhe ballafaqimin me sfidat aktuale. Pa listë zgjedhore të pastruar dhe pa sigurim të kushteve për raportime objektive nga mediat nuk janë të mundshme zgjedhje të rregullta”, ka thënë Zaevi.

Ai ka theksuar se LSDM-ja beson në pavarësinë e institucionit KSHZ dhe ka shtuar se në kushte ideale Lista zgjedhore mund të pastrohet për 85 deri në 90 ditë, kështu që nuk ka as kushte ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill.

Në takim është biseduar edhe për krizën e refugjatëve dhe për nevojën e mbylljes së çështjes që e pengojnë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së.