Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot deklaroi se atij i takon rendi që sivjet të mbajë fjalim me 2 gusht në festën e Kryengritjes së Ilindenit në Krushevë.

“Sipas rendit të rotacionit vjetor është që sivjet kryetari i Kuvendit të mbajë fjalim me 2 gusht në Ilindel. Mund të konfirmoj se unë do të mbaj fjalim”, tha Talat xhaferi.

Kryetari i Kuvendit këtë e deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ku ka dhënë llogaridhënie për punën e Kuvendit në 100 ditët e para nga puna e tij.

Ndryshe, Republika e Maqedonisë sivjet po i shënon dy Ilindenët – 114 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 72 vjetorin e Mbledhjes së parë e KAÇKM-së.