Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili ishte një ndër kërkesat kryesore të partive shqiptare që doli edhe pas deklaratës së përbashkët të partive politike, e cila më pas u shndërrua në kusht politik për krijimin e Qeverisë Zaev, nga dy subjektet politike shqiptare BDI dhe ASH, u soll një pothuajse një vit më parë në Kuvendin e RM, ndërsa sot u nënshkrua nga Kryetari i Kuvendit të RM Talat Xhaferi, pasi që Kryetari Ivanov refuzoi nënshkrimin e këtij ligji.

Megjithate ky nënshkrim i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga ana e Talat Xhaferit me nje vit vonësë, nuk paraqet asnjë triumf përkundrazi ua kujton shqiptarëve rrugën se si erdh deri tek ky ligj, edhe ate nga koha e 2001 nga kryengritja e UÇK plot 18 vite më parë, që ishte kërkesë kryesore dhe pjesë e Marrëveshjes së Ohërit, për të cilën BDI nuk pati kapacitete politike për ta sjell një ligj të mirëfilltë edhe pse që nga 2001 vazhdimisht ka qenë pjesë e pushtetit, herë me VMRO e herë me LSDM.

27 Prilli i vitit 2017, dhuna dhe përgjakja e deputetëve ku u linçua për vdekje Kryetari i ASh Ziadin Sela, hapi rrugën e krijimit të një Qeverisë së rë e cila kishte vetëm një kusht edhe atë sjelljen e ligjit të Gjuhës shqipe. Përfshirja e ASH në qeveri dhe kushtëzimi për Ligjin e gjuhës Shqipe e theu “traditën” se subjektet politike shqiptarë asnjëherë nuk kishin kushtëzuar një partner politik maqedonas me asnje kërkesë politike shqiptare.

Talat Xhaferi, ka pasur detyrim kushtetues që të nënshkruaj ligjin e Gjuhës, në momentin që ate refuzon ta nënshkruaj Presidenti i Republikës pas leximit të tretë në Kuvend.

Shtrohet pyetja pse Talat Xhaferi nuk e nënshkroi deri me tani ligjin e gjuhës kur ate ja mundësonte Kushtetuta?!

Shtrohet pyetja kur mundej sot ta nënshkruajë, a mban përgjegjesi Talat Xhaferi që nuk e nënshkroi nje vit më parë?!

Ku gjejnë forcë Talati dhe BDI për të imputuar eufori të rrejshme per këtë të “arritur” kur Talati së bashku me BDI nuk e hapën gojën gjatë gjithë periudhës së ndryshimeve kushtetuese, ku opozita shqiptare u mundua dhe ja arriti të inkorporojë kërkesa politike në favor të shqiptarëve.

Përse BDI dhe Talati mbajtën në burg shtëpiak ligjin për përdorimin e gjuhëve, kur ai ligj duhej të ishte tanimë i plotfuqishëm dhe jo të mbahet peng nga BDI për lojra politike?

Deri kur BDI do luajë me dinjitetin e shqiptarëve, ashtu siç luajtën më dëshmorët e 2001 që luftuan pikërisht për gjuhën shqipe, dhe spatën mundësi ta shohin dhe ta ndjenjë asnjëherë ate.

Si mburët sot BDI me nënshkrimin e Ligjit të gjuhëve kur ditë më parë se bashku me partnerët e LSDM si propozues të ndryshimeve kushtetuese, rrefuzuan kërkesën e opozitës shqiptare që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare me kushtetutë, dhe definicioni 20 % e qytetarëve.. të zëvendësohet me gjuhë shqipe?!

Ky gëzim i detyrueshēm padyshim që burron nga dëshprimi, dhe turpi që pas 18 viteve ky kigj po hyn në fuqi por jo falë BDI por falë saktificës së shqiptarëve që nga 2001 e deri tek 27 Prilli i 2017.