“Talir”: Gruevski do të gjykohet në mungesë

Në seancën kryesore publike për rastin “Talir” të PSP-së gjykata vendosi që i pandehuri Nikolla Gruevski të gjykohet në mungesë, transmeton NovaTv.mk.

Gjykata morri vendim të tillë, pasi e pranoi kërkesën e prokurorit publik nga 2 prilli që Gruevski në të ardhmen të gjykohet në mungesë, sepse ai nuk është në dispozicion të organeve.

Në seancën e sotme avokati mbrojtës i personit juridik VMRO-DPMNE, Donço Nakov kërkoi që Gjykata, para fillimit të procesit, të miratojë vendim procedural për kërkesën për interpretim autentik të kompetencës së PSP-së të dorëzuar në Parlament nga prokurori i shtetit në lidhje me opinionin themelor juridik të miratuar nga Gjykata Supreme, sipas të cilit PSP-ja nuk është kompetent për të përfaqësuar akuza pas 30 qershor 2017.

Ndaj kësaj ka reaguar prokurori Trajçe Pelivanovnga PSP-ja i cili tha se gjykata nuk duhet të miratojë vendim procedural dhe se konsideron se Gjykata me veprimet e deritanishme, dërgimin e ftesave dhe duke prokurorët nga PSP-ja të drejtohen e ka njohur kapacitetin e PSP-së si prokuror të autorizuar.

Pasi kësaj Gjykata u tërhoq dhe morri vendim të hedhë poshtë propozimin e avokatit Minkov si të pabazuar dhe vendosi të mbahet dëgjim publik kryesor. Gjykatësi Osman Shabani vuri në dukje se për Gjykatën kompetenca e PSP-së është e padiskutueshme, ndërsa mendimi parimor juridik është kompetente vetëm për Gjykatën e Lartë.

Gjykimi vazhdon më 28 qershor në ora 10:00.

Lënda “Talir” e Prokurorisë speciale publike ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE, për çka akuzohen Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “pastrim të parave” si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “pastrim të parave”. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.

Elizabeta Çingarovska nuk do të gjykohet, sepse ajo arriti marrëveshje me PSP-në, u deklarua fajtore dhe ka marrë një dënim me kusht prej dy vjetësh, që nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen vepër tjetër penale në pesë vitet e ardhshme.

Sipas aktakuzës, ata në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4.6 milionë euro për partinë, e pastaj kanë organizuar që ato para të paguhen në llogarinë bankare të partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.

Seanca e parë në rastin Talir, u mbajt më 18 shkurt, por procesi gjyqësor është ende në fillim dhe tashmë për disa muaj po shtyhet për shkak të mungesës së ndonjërit nga të akuzuarit ose të Këshillit gjyqësor, por edhe për shkak të ndërrimit të mbrojtësve dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, dhe kërkesës për interpretim autentik të paragrafit nga Ligji për PSP-në.

SHPËRNDAJE