Kërkesë për përjashtim të gjykatëses Dobrilla Kacarska kërkuan avokatët e mbrojtjes së ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në fillim të seancës së sotme në procedurëpn e ndarë për lëndën “Tank”-u të PSP-së për furnizimin e “mercedesit” në vlerë prej 600 mijë eurove.

Gjykatësja Kacarska dha pauzë prej gjysmë ore që kryetari i gjykatës, Ivan Xholev, të deklarohet rreth kërkesës së avokatëve.

Avokatët Sanja Aleksiq dhe Boro Tasevski sqaruan se kërkesa për përjashtim i referohet mendimit të marrë më 27 gusht prej shtatë anëtarëve të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi me të cilin ajo e obligon gjykatën ta heqë diskriminimin tashmë të konstatuar në procedurë.

Për seancën e sotme është paraparë të dëgjohen gjashtë dëshmitarë të propozuar nga prokuroria. Gjykatësja Kacarska në fillim të gjykimit për këtë rast caktoi 23 seanca për më pak se 40 ditë pune.

Në seancat paraprake u dëgjuan gjithsej shtatë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, të cilët në njëfarë mënyre ishin të kyçur në furnizimin publik të automjetit të blinduar “mercedes gard” në vlerë prej 600 mijë eurove në vitin 2012.