Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH Arben Taravari në emisionin debativ Clik Plus në Tv 21 ku të ftuar ishin edhe Nevzat Bejta nga BDI, Bekim Fazliu nga PDSH dhe Arben Labunishti nga Besa , Taravari ju drejtua Arben Labunishtit duke i thënë se ju keni qenë funksionar i BDI-së kur na kanë quajtur “Indijanci”, ju keni qenë funksionar kur u bë enciklopedia, kur u bë Shkupi 2014, kur u bë Monstra, ju nuk keni dhënë dorëheqje për këto por keni dhënë dorëheqje kur nuk jeni bërë kryetar i degës së BDI-së në Strugë.

Gjithashtu Taravari foli edhe për takimin e përbashkët me BDI-në dhe kreun e saj Ali Ahmeti, po të ishte për atë se sa e dua Ali Ahmetin asnjëherë nuk do uleshim me të, por këtë e ka vendosur sovrani populli duke i dhënë 83 mijë vota ashtu sikur i ka dhënë Besës 57 mijë, Aleancës 35 mijë dhe PDSH 31 mijë dhe ne patjetër duhet ta respektojmë vullnetin e popullit pa marr parasysh a më pëlqen mua apo jo Ali Ahmeti, Menduh Thaçi apo Bilall Kasami .

Pastaj ne në këtë takim kemi shkuar me rekomandimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe miqëve tanë ndërkombtarë, tha Taravari në Clik Plus TV21./fol.mk

©Fol.mk