Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se partia e tij nuk heq dorë nga largimi i 20%-shit dhe se është i Sigurd se do ta shtyejë përpara këtë çështje.

“Kush thotë se e kemi harruar 20%-shin. Ne vazhdojmë të mendojmë se ka ende hapsirë për të instituar të tërhiqet nga Kushtetuta.
Ne i kemi analizuar të gjitha imtësirat dhe detajet dhe na lejoni që kur të vije koha për tu votuar të tregojmë cilët janë hapat tonë.
Koha do ta tregojë se ne e kemi mënyrën se si ta ecim këtë punë dhe nuk tërhiqemi prej kësaj deri në moment të fundit dhe me këmbëngulje do të insistojmë që 20%-shi të tërhiqet prej kushtetutës”, tha Taravari duke shtuar se partia e tij ka opsion rezervë edhe nëse kjo gjë nuk ndodh.