Institucionet shëndetësore publike kanë marrë njoftim nga Ministria e Shëndetësisë në të cilin thuhet se të gjitha furnizimet publike të cilat akoma nuk kanë filluar, kurse parashihen në planin vjetor, para fillimit të furnizimeve është e nevojshme që të kërkohet mendim të ekspertëve nga ministria.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se me këtë do të ketë njohuri më të mira dhe më të sakta për shpenzimet e furnizimeve publike të institucioneve shëndetësore publike.

“Qëllimi i këtij njoftimi për institucionet shëndetësore publike është për të parandaluar shpenzimet e paarsyeshme dhe të pajustifikueshme të fondeve buxhetore me të cilat disponojnë ato, përkatësisht këto mjete të shfrytëzohen në interes të pacientëve”, ka htënë Arben Taravari.

“Kjo nuk do të zbatohet për blerjet që janë të nevojshme për funksionimin e rregullt dhe normal të instutcioneve të shëndetit. Theksojmë se institucionet mund të kryejnë këto pa probleme, në përputhje me rregullat ligjore,”, thonë nga Ministrisria e Shëndetësisë.