Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari deklaroi se nuk do tët tërhiqet nga gara për kryetar komune të Gostivarit.

Në pyetjen e Makfaks se a ke menduar të japësh dorëheqje nga posti i Ministrit, pas deklaratës së kryeministrit Zaev se nuk do të jetë e lehtë të jap dorëheqje, Taravari tha se ai është i bindur për fitoren e tij në Gostivar.

“Do të fitojm në Gostivar 100%” -tha Taravari.

Më parë kur Taravari e paralajmëroi kandidaturën e tij tha se nuk do të kthehet në ministri edhe nëse i humbet zgjedhjet, por ai është i gatshëm të jetë në ekipin e ministrit të ri, që ndoshta përsëri do të jetë nga kuadrot e Aleancës për Shqiptarët./fol.mk/

©FOL