Zgjedhjet lokale të 15 tetorit shoqërohen me një laramani programesh të partive politike dhe kjo nënkupton paralelisht edhe rritjen e ofertave dhe konkurrencës politike ku njëkohësisht shoqërohen me votues me koncepte të ndryshme për votën e tyre të lirë, kështu vlerëson analisti politik, Bashkim Selmani për MTV2, transmeton FOL.

Sipas tij, vota e qytetarëve do të shkojë për kandidatin e pëlqyer, por sigurisht do të ketë edhe votues ku vota e tyra do të gërshetohet midis kandidatit dhe platformës së partisë poltike dhe si rezultat do të kemi matematika të papritura.

“hpresoj që votuesit kanë një vetëdije më të lartë dhe janë të bindur se cilin kandidat ose parti politike do ta votojnë. Edhe konkurrenca është me e madhe dhe kam bindje se qytetarët kësaj rradhe mund të bëjnë ndryshime të papritura për cilindo parti politike”, tha analisti politik, Bashkim Selmani.