Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSh-së Arben Taravari në një intervist për Almakos duke folur për bashkimin e opozitës ka thënë se nuk do ta përkrah liderin e LR-PDSH-së Ziadin Selën nëse nuk bashkohet me të gjithë opozitën.

“A mendoni se unë apo mijëra të tjerë do të përkrahnim z.Ziadin Sela nëse ky i fundit do të bënte kapriço me kombin, duke luajtur “dua – s’dua” të bashkohem me partitë e tjera?! Sigurisht që Jo! Por falë Zotit, kryetari i partisë tonë, jo vetëm që nuk ka refuzuar takimin me këto parti, por me gjithë energjinë e mundshme punon që të bashkohemi sa më shpejt! Dhe jam shumë optimist që do të bashkohemi!” ka thënë Taravari

Ai mendon se ka ardhur ora që të mbledhin veten dhe mendtë, e të jenë zotër të fatit të shqiptarëve.

Gjithashtu Taravari thotë se maqedonasit deri tash për tmerr të fatit tonë kanë ndërtuar një Kushtetutë e cila na përbuz ligjërisht, e për ca tmerr më shumë të fatit tonë, ne e kemi votuar dhe jetuar nën regjimin e saj! Tash duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të ndryshuar gjithë këtë sistem, i cili pa hezitim është Kriminal! Ne nuk jemi që askush të dëbohet nga tokat tona, por ama as ne të trajtohemi si skllevër mesjetar në vitin 2016! Ne jemi shqiptarë, jemi një nga popujt që i përket Europës pasi ne jemi nga banorët më të vjetër të këtij kontinenti.

Sa i përket refutimit të partive tjera në pjesëmarje në Protestë Taravari thotë se pak rëndësi ka por e ardhmja do të na bashkojë me ndonjë llokum.

“Ndaj ardhja apo jo në protestë e cilës do parti të ndershme që është e vendosur në kërkesat e saj, nuk ka rëndësi fare për të Ardhmen absolutisht të Bashkuar që duhet të kemi! Deri tash kemi pirë kafe shumë shpesh me partitë e tjera opozitare, dhëntë Zoti sa më shpejt po dalim me ndonjë llokum, që jam optimist se do të ndodhë dhe duhet të ndodhë” është shprehur Taravari.