Një pllakë prej mermerit të vërtet në të cilën shkruan “Human Rights”, gjegjësisht Të Drejtat e Njeriut, sot është vendosur përballë Parlamentit të Rebublikës së Maqedonisë.

Bëhet fjalë për aksionin gueril të aktivistëve që thuan se Maqedonia është vendi ku votojnë të vdekurit, ku janë falur kriminelët më të mëdhenj, ndërsa po burgosen luftëtarët për të drejtat e njeriut, ku demokracia për çdo ditë po mbytet, kështu që është e pritshme para Parlamentit të paraqitet një pllakë për të drejtat e njeriut.