Sekretari i ASH-së, njëherit edhe Kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sonte në emisionin debativ Top Tema në Telma TV ka thënë se Komuna e Gostivarit është e bllokuar nga të gjitha ministritë ku komuna ka nevojë për bashkëpunim, njofton Fol.

“Hapur më është thënë nga një ministër i qeverisë, se për Gostivarin janë të mbyllura të gjitha dyert. Për të gjitha bllokadat e kam njoftuar kryeministrin Zaev, por nuk ka ndërmarr asgjë në këtë drejtim”- deklaroi Taravari./Fol/