Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari mbrëmë dërgoi inspektor të paparalajmëruar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë, ndërsa inspektoret kanë kryer inspektim edhe në punën e tre klinikave tjera, publikoi Nova TV.

Nga TV Nova shpjegojnë nuk ka informata se cilat janë klinikat tjera ku kanë hyrë inspektorët.

Klinikën e Gjinekologjisë në periudhën e kaluar e prekën shumë skandale, me foshnja të vdekura. Vetëm në pesë muajt e parë nga ky vit në klinikë kanë vdekur 61 foshnja të sapolindura.