Sonte në orën 00:00 përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale. Partitë politike sonte i përfundojnë tubimet qendrore. Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadinë Selën, me tubimin e saj ndalon në qytetin e Strugës. ASH garon me kandidatin potencial, sipas tyre fitues do të jetë Sela.

Mijëra mbështetës nga shumë qytete janë të pranishëm në Strugë për t’a përkrahur Selën. Ai kërkon besimin nga qytetarët e Strugës për të vazhduar më tej me menaxhimin e komunës.

Të pranishmëve u është drejtuar zyrtari i ASH-së, Garib Kaba, profesori Aziri, kryetari i RDK-së, Hysni Shaqiri, Syrija Rashidi, Arben Taravari dhe mbështetës tjerë.

Hysni Shaqiri ka theksuar para simpatizantëve se ata që e vodhën lirinë, mos të lejojmë të  vjedhin edhe fitoren në Strugë. Ai poashtu ka theksuar se paqja dhe stabiliteti nuk arrihet duke ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve. Aliu, shtoi ai, në Strugë deklaroi se do ta fitojë Ziadin Selën. Ziadini nuk është armiku i Aliut, është vetëm kundërshtar politik.

Poashtu para struganëve ka mbajtur një fjalim rasti edhe kandidati për Komunën e Gostivarit, Arben Taravari. Ai sinqeritetin e Ziadin Selës e ka përshkruar në aspektin e një neurologut dhe sinqeriteti i tij përmbush për ta besuar. Taravari tha nuk i përdorëm plumbat më 27 prill, por plumbat duhet t’i përdorim më 15 tetor.