Sonte në orën 00:00 përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale. Partitë politike sonte i përfundojnë tubimet qendrore. Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadinë Selën, me tubimin e saj ndalon në qytetin e Strugës. ASH garon me kandidatin potencial, sipas tyre fitues do të jetë Sela.

Mijëra mbështetës nga shumë qytete janë të pranishëm në Strugë për t’a përkrahur Selën. Ai kërkon besimin nga qytetarët e Strugës për të vazhduar më tej me menaxhimin e komunës.

Të pranishmëve u është drejtuar zyrtari i ASH-së, Garib Kaba, profesori Aziri, kryetari i RDK-së, Hysni Shaqiri dhe mbështetës tjerë.

Shaqiri: Ata që na vodhën lirinë, mos të lejojmë të na vjedhin fitoren në Strugë. Ai poashtu ka theksuar se paqja dhe stabiliteti nuk arrihet duke ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve. Ali në Strugë deklaroi se do ta fitojë Ziadin Selën. Ziadini nuk është armiku i Aliut, është vetëm kundërshtar politik.