Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë për TV21 i ka cilësuar si lojëra fëmijërore dorëheqjet e ministrave dhe funksionarëve të BDI-së. Taravari thotë se ASH do të merr vendime pas konsultimeve me organet e partisë, nëse do të qëndrojë në Qeveri pasi VMRO-DPMNE do të votonte ndryshimet kushtetuese.

“Realisht mua më duken shumë joserioze këta veprime të BDI-së duke e marrë parasysh në çfarë kohe serioze kalon Republika e Maqedonisë së Veriut, në një periudhë shumë shumë të rëndësishme.

Këto lojëra më duken shumë shumë fëmijërore të them. ASH është parti në vete dhe i sjell vendimet e veta në organet partiake të AHS-së, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat. Duke e përfillur vullnetin e anëtarësisë por edhe të qytetarëve shqiptar në RMV”, tha Taravari.