Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, njëherit kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sonte në emisionin 200 Alsat M ishte në një përballje televizive me deputetin e BDI-së Artan Grubi.

Taravari ka thënë se ideja që BDI e ka shpikur lidhur me presidentin konsensual ka qenë demagogji e BDI për ta ndihmuar Ivanovin në vitin 2014 për tu bërë president.