Nga sot, qendra klinike “Nënë Tereza” do të frymojë akoma më shumë shqip, pasiqë në hyrje të kësaj klinike mjekësore është vendosur tabela edhe në gjuhën shqipe, njofton Zhurnal.mk

E kjo punë është bërë më ardhjen e pushtetit të ri i cili tashmë gjuhës shqipe i kushton një rëndësi akoma më të madhe se ai i kaluari ndërkohë që kjo është edhe meritë e ministrit të ri të shëndetësisë Dr. Arben Taravari i cili po arrinë të befasojë të gjithë me vendimet që i ka marrë deri më tani.

Fotot të cilë ka siguruar Agjencia e Lajmeve Zhurnal, tashmë një nga klinikat më të mëdha në kryeqytet si ajo “Nënë Tereza” por edhe shumë të tjera përfshirë dhe klinikat tjera dhe qendrat spitalore do të frymojnë edhe në shqip pasiqë tabelat edhe në gjuhën shqipe do vendosen gjithandej.