Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka ftuar në takim të gjithë mërgimtarët e Gostivarit, në një bashkëbisedim nga afër me njëri tjetrin për të ndarë urimet e një Viti të Ri, shkruan Fol.

Në ftesën e publikuar nga Taravari thuhet se: “Është i priviligjuar të takohem me ju. Ju pres në sallën e Komunës sot në ora 17:00.
Me respket,
Arben Taravari”

Poashtu kujtojmë që ditë më parë kryetari Taravari hapi një zyrë të veçantë për mërgimtarët në Komunën e Gostivarit, ku nga kjo zyrë do të ndihmohen të gjithë mërgimtarët e ardhur për pushime, në nxjerrjen e dokumenteve dhe nevojave të tyre në administratën e Komunës dhe policisë./Fol/