LR-PDSH e Ziadin Selës do të largohet nga Qeveria nëse në 100 ditëshin e qeverisjes nuk do të miratohet ligji për gjuhën shqipe. Këtë tashmë e kanë konfirmuar dy figurat kryesore të LR-PDSH-së Kryetari Ziadin Sela dhe sekretari gjeneral , njëherit edhe Ministër i Shëndetësisë Dr Arben Taravari

 

Ditë më parë kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela  në një iftar të organizuar nga dega e kësaj partie në Gostivar  tha se  nëse brenda 100 ditëshit të qeverisjes nuk arrihet të votohet ligji i ri për gjuhën shqipe, nuk do të bëjmë  më kompromise. Gjatë  formimit të Qeverisë ne bëmë një kompromis, por pas 100 ditëshit s’ka më kompromis”, theksoi Sela në një deklaratë për tv Globi të Gostivarit.

Në të njëjtën vijë, me qëndrimet e z. Sela ishte edhe sekretari i kësaj partie z Arben Taravari , ku si i ftuar në emisionin Fol tash  të televizionit Koha deklaroi se ”Nv qoftë se nuk sillet ligji i ri për përdorimin e gjuhëve ne do të dalim nga qeveria”. Marrëveshja jonë  me LSDM –në ka qenë që një nga ligjet e para të jetë pikërisht ligji për përdorimin e gjuhës , por për arsye të situatës në të cilëm kaluam  ne e bëmë një kompromis për të mos  i dhënë shans VMRO-së për ta keqpërdorë situatën. Ne kemi qenë konstruktiv  dhe fleksibil tanë kohën, flas për shqiptarët, por 100 ditëshi është kufiri , ose vija e kuqe kur duhet të kalon ligji, ose përndryshe ne nuk dio jemi pjesë e qeverisë theksoi Travari

Shih videon:

Largimin e mundshëm të Selës nga Qeveria edhe më të besueshëm e bënë takimi i Ali Ahmetit me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin, para disa ditëve në Shkup. Pas takimit Thaçi pati deklaruar gatishmëri për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme. Poashtu edhe takimi i Kryetarit të Lëvizjes Besa dje me kryeministrin Zaev  ishte i ngjashëm për nga deklarata me  deklaratën e z Thaçi.

Sipas të gjitha gjasave, ligji për gjuhët vështirë se do të kalon në 100 ditët e para por mbetet të shihet sepse  partia tjetër qeveritare BDI  si duket është në të njëjtat frekuenca me LSDM-në e Zaevit , sepse nga burime të brendshme të BDI-së mësohet se vetë Alia Ahmeti në takimin që zhvilloi me eurokomisarin Han kishte lëshuar pas sugjerimit të Johannes Han. Në BDI si duket nuk janë të interesuar që ligji i gjuhës të kaloi para zgjedhjeve lokale sepse kanë frikë se e gjithë merita e ndryshimit të ligjit do ti fakturohej Ziadin Selës,  i cili ishte edhe më këmbëngulës për miratimin e një ligji të ri ku gjuha shqipe do të kishte avansim të konsiderueshëm brenda hapsirës që lejon kushtetuta.

Ditëve në vijim mbetet të shihet se çfar qëndrimi  definitiv  do të ketë  BDI, do të ketë qëndrim të njejtë me atë të Aleancës për Shqiptarët apo do të sjellë në qeveri një zëvendësues për partinë e Selës

© fol.mk